Posted By akshiAdmin
Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit – Takim në Tragjas

Në kuadër të njohjes së problematikave të banorëve, më qëllim marrjen e masave dhe hartimin e strategjive për ti zgjidhur, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi, dy zëvendësministrat Z. Hajrulla Ceku dhe Znj. Ornela Çuçi, Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetarët e Bashkive në Qarkun e Vlorës dhe anëtarët e Komitetit Turistik, zhvilluan një takim me banorët e fshatit Tragjas.

Në fjalën e tij, Ministri vlerësoi potencialin natyror që zona e Tragjasit ka dhe se ky takim shërben për të njohur nga afër problematikat që fshatarët hasin, dhe për të punuar së bashku në hartimin e një plan-strategjie për të zhvilluar Tragjasin si zonë turistike.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës u evidentuan problematika te cilat në vitet e shkuara kishin patur ndikim të drejtpërdrejtë tek turistët që kishin qenë vizitorë, dhe se zgjidhja e tyre do të kishte impakt pozitiv në të ardhmen e afërt.

Problematikat e evidentuara konsistonin:

  • Zgjatje të sezonit turistik (duke patur nje sezon turistik më të zgjeruar ne kohë, te ardhurat nga turizmi do të jenë më të mëdha)
  • Mbetjete urbane dhe mosmenaxhimi I tyre ka qenë një problem tejet shqetësues për turistët, ndaj duhen marr masa për menaxhimin sa më të mirë të tyre. Problemi i mbetjeve urbane bëhet edhe më shqtësues ne verë, si pasojë e temperaturave të larta
  • Ekzistenca e një kënete në zonë, bën që gjatë verës mushkonjat të jenë shqetësim për banorët dhe turistët. Zgjidhja e këtij problemi konsiston në tharjen e kënetës
  • Probleme hasen edhe në rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike
  • Ujërat e zeza në zonën e Tragjasit janë ende të pamenaxhuara sic duhet
  • Banorët sugjeruan që për të patur nje bujqësi dhe blegtori sa më të zhvilluar, të realizohet një plan për t’u mundësuar naftë me një cmim më të lirë se cmimi i tregut

Lidhur me ceshtjet e e diskutuara dhe problemetikat e vëna në dukje nga banorët, Kryetari i Bashkisë njoftoi të gjithë banorët se lidhur me cështjen e furnizimit me ujë të pijshëm ka përfunduar projekti, i cili ka marr aprovimin nga qeveria shqiptare, dhe pritet të fillojë puna për zgjidhjen përfundimtare të tij. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për të zgjidhur problemin në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë Ministri Klosi, shpjegoi rëndësinë që ka aplikimi i fermerëve ose banorëve të zonës, në skemat e mbeshtjetjes në investime, të ofruara nga shteti shqiptar. Aplikimet janë të thjeshta dhe pa burokraci ndaj aplikoni për të përfituar këtë ndihmë nga shteti sepse do të sjellë një zhvillim të madh të produkteve bio të zonës duke patur impakt shumë të madh dhe pozitiv edhe në turizëm.