Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues, monitorues dhe raportet lidhur me veprimtarinë institucionale Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të autoritetit publik Informacion për procedurat e prokurimit / procedurat konkurruese të koncesionit / partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga Prefekti Qarkut Vlorë Vendimmarrja, procedura e ankimit, procedurat / mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me akte ligjore / nënligjore apo në lidhje me funksionet e autoritetit Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore / subvencioneve të dhëna nga autoriteti Informacione / dokumente që kërkohen shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim

  1. Struktura organizative/Organigrama
  2. Struktura e pagave

  3. Funksionet dhe detyrat e A.P
  4. Vendimarrja e A.P.
  5. Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhë ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP.

  6. 1. Kujdeset, ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha insitutucionet në nivel qarku të detyrimeve që kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik.
  7. 2. Mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor
  8. 3. Kontrollon dhe kërkon marrjen e masave për zbatimin e programit të qeverisë, për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e detyrave të përcaktuara në akte ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e degës përkatëse
  9. 4. Kërkon hartimin e planeve të zhvillimit dhe të projektbuxhetit vjetor, sipas procedurave të përcaktuara në ligj dhe u parashtron mendimin e tij ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore
  10. 5. Verifikon dhe shprehet mbi ligjshmërinë e akteve me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore.
  11. 6. Organizon drejtimin e taks-forcave, krijimin e organizmave të përkohshëme, të komiteteve, të grupeve të punës dhe të komisioneve për çështje të caktuara.
  12. 7. Kontrollon dhe monitoron zbatimin në nivel qarku, të politikave sektoriale të Këshillit të Ministrave në bujqësi, arsim, shëndetësi, mjedis, rend publik, ndihmë dhe përkrahëje sociale, turizëm dhe kulturë.

  13. CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, kompetencat dhe detyrat e tyre
  14. Prefekti

  15. 1- Prefekti i Qarkut realizon drejtimin e institucionit duke siguruar unitetin e drejtimit politik/administrativ të gjithë veprimtarisë së tij. Është përfaqësues i Këshillit të Ministrave, në Qark dhe përfaqëson instutcionin në marrdhënie me të tretët.
  16. 2- Veprimtaria e Prefektit ushtrohet në përputhje me ligjin për Prefektin dhe gjithë legjislacionin e detyrueshëm për zbatim.
  17. 3- Prefekti është institucion i ngarkuar me ligj për të verifikuar ligjshmërinë e akteve të miratuara nga Organet e Vetëqeverisjes Vendore. Kërkon zbatimin e detyrave dhe marrjen e masave për ruajtjen e rendit, sipas përcaktimeve në aktet ligjore e nënligjore.
  18. 4- Nën drejtimin e Prefektit ngrihet dhe funksionon Komisioni i Planifikimit dhe i Përballimit të Emergjencave Civile, në nivel Qarku.
  19. 5- Në zbatim të përgjegjësive të tij dhe në përputhje me misionin që ka, Prefekti nxjerr urdhëra dhe udhëzime të detyrueshme për zbatim.
  20. Neni 7

    Nënprefekti

    Në mbështetje të veprimtarisë së prefektit të qarkut dhe në përbërje të administratës caktohen nënprefektët. Nënprefekti për veprimtarinë e vetë për bashkinë/bashkitë përgjigjet drejtpërdrejtë te prefekti i qarkut. Nënprefekti ka këto detyra:

  21. a. Merr masa dhe informon prefektin e qarkut për përmbushjen e detyrave të caktuara, në zbatim të programit të qeverisë nga institucionet vendore në nivel të bashkisë/bashkive, ushtrimin e funksioneve dhe zbatimin e kompetencave në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore për këto instituicione.
  22. b. Përpilon raporte e informacione periodike në lidhje me zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  23. c. I propozon prefektit të qarkut masa për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të bashkisë/bashkive, ku ushtron funksionet.
  24. d. Informon prefektin e qarkut për masat e marra nga Policia e Shtetit në nivel të bashkisë/bashkive për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.
  25. e. Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e punonjësit të gjendjes civile, si funksion i deleguar.
  26. f. Ushtron kontroll ne çdo institucion qendror në nivel të bashkisë/bashkive për marrjen e masave mbrojtëse, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve mbrojtëse si dhe marrjen e masave parandaluese për emergjencat civile.
  27. g. Informon për planet e zhvillimit të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore.
  28. h. Verifikon dhe zgjidh kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, shoqatave e komuniteteve. Për rastet jashtë kompetencës së tij, i propozon Prefektit të Qarkut mënyrën e zgjidhjes së tyre.
  29. i. Në programet e punës, nënprefekti krahas detyrave të administratës, përfshin dhe detyra specifike, të ngarkuara nga Prefekti i Qarkut. Për realizimin e detyrave të ngarkuara, nënprefekti raporton periodikisht te prefekti i qarkut.
  30. j. Për probleme të veçanta dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre, mban kontakte të drejtpërdrejta me koordinatorin e përgjithshëm dhe sektorët në përbërje të administratës së prefektit të qarkut.
  31. k. Nënprefekti drejton dhe merr pjesë në ceremonitë e ndryshme zyrtare shtetërore që zhvillohen në bashkinë/bashkitë që mbulon si përfaqësues i autorizuar i prefektit të qarkut, si dhe për veprimtaritë e organizuara nga organet e vetëqeverisjes vendore, kur është i ftuar prej tyre.
  32. l. Për probleme të veçanta, nënprefekti i propozon prefektit të qarkut për mbledhjen e organit këshillues, duke argumentuar paraprakisht domosdoshmërinë e mbledhjes së këtij organi
  33. m. Kontrollon plotësimin e detyrave në institucionet qendrore në territorin e caktuar, në funksion të realizimit të programit të qeverisë. Kërkon përmirësimin e punës në përmbushjen e detyrave dhe informon prefektin e qarkut për punën e bërë prej tyre.
  34. n. Përgatit takimet mujore të prefektit të qarkut me drejtuesit e institucioneve qendrore në territorin e caktuar.
  35. o. Monitoron veprimtarinë e strukturave e të institucioneve qëndrore në nivel vendor, të cilat i bën prezente në takimet mujore.
  36. p. Zbaton rregullat e etikës të përcaktuara në ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  37. Marrëdhëniet e nënprefektit me prefektin e qarkut rregullohen në bazë të dispozitave ligjore dhe rregullores së brendshme të funksionimit të administratës së prefektit të qarkut.

  1. Legjislacion ndërkombëtar
  2. Konventa, marrëveshje
  3. Legjislacion kombëtar
  4. ligji organik
  5. Akte nënligjore
  6. Rregullore
  7. Kodi i sjelljes – nuk ka
  8. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit – Nuk ka
  9. Strategji – nuk ka
  10. Raport vjetor – nuk ka:
  11. Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e autoritetit dhe që prek publikun – nuk ka

  12. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  13. Kodi i Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë
  14. Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës”, i ndryshuar
  15. Ligji nr. 107/2016, datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”.
  16. Ligji nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunsin Civil”, i ndryshuar.
  17. Ligji Nr 49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative si dhe Gjykimin e Mosmarveshjeve Administrative”.
  18. Ligji nr.119/2014, datë 18.09.2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
  19. Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës së administratës publike.”
  20. Ligji nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
  21. Ligji nr.9367, datë 07.04.2005 “Për prandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
  22. Ligj nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
  23. Ligj nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
  24. Urdhëri i Kryeministrit nr. 50, datë 12.04.2017 “Për Miratimin e Detyrave të Administratës së Prefektit të Qarkut”.
  25. Rregullore e Brendshme e Prefektit të Qarkut Vlorë.
  1. Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë(nëse ka të tillë) – nuk ka
  2. Planet strategjike të punës – nuk ka
  3. Raporte monitorimi/auditi (p.sh:KLSH)
  4. Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit publik – nuk ka

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

  1. Lista e kontratave të lidhura
  2. (kopje të secilës, të anonimizuar sipas parashikimeve ligjore)
  3. Informacion mbi monitorimin e kontratave – nuk ka
  4. Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
  5. Viti 2020
  6. Viti 2021
  7. Viti 2022
  8. Viti 2023
  9. Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik i përditësuar
  10. Viti 2020
  11. Viti 2021
  12. Viti 2023
  13. Viti 2024
  1. Lista e Shërbimeve të AP dhe tarifat përkatëse.
  2. Legalizimi i certifikatave, pa kosto.
  3. Formular aplikimi – nuk ka
  4. Leje/Licenca – nuk ka
  5. Autorizime – nuk ka
  6. Zyra e Gjendjes Civile Arkivi Vlorë nga e cila lëshohen certifikatat:

  1. Format kërkese / Shpjeguese (procedura e kërkimit të akteve p.sh: formularë, vërtetime etj.)
  2. Format ankese / Shpjeguese
  3. Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
  4. Komente/rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
  5. Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
  6. Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  7. Nuk perfshihet ne funksionet e AP, Prefekti Qarkut Vlore

  1. Kategoritë/llojet e dokumenteve që administrohen

  2. 1. Shprehjet e ligjshmërisë së vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore në nivel Qarku.
  3. 2. Informim periodik të institucioneve qëndrore në nivel vendor.
  4. 3. Kërkesat, ankesat e qytetarëve për problematika që lidhen me vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore
  5. 4. Akte të Këshillit të Ministrave, ministrave dhe drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, që i dërgohen prefektit të Qarkut në të cilat caktohen detyra apo përcaktohen marrëdhënie, në fushën e veprimtarisë së institucioneve qendrore në nivel vendor.
  6. 5. Kërkesa bashkëpunimi me institucionet qendrore, institucioneve të administratës shtetërore, me organet e njësive të vetëqeverisjes vendore që veprojnë në qark dhe institucione të tjera shtetërore.

  7. Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
  8. Dokumentacioni administrohet në kopje fizike dhe format elektronik.

  1. Regjistër i kërkesave dhe Përgjigjeve:
  2. Viti 2021
  3. Viti 2022
  4. Viti 2023
  5. Viti 2024
  6. Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin / Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat dhe përgjigjet – Lidhja nr. 1
  1. Nëse autoriteti ofron ndihmë shoqërore/subvencione, publikoni procedurën për të përfituar dhe bashkëlidhni dokumentet përkatëse për aplikim
  2. Nuk perfshihet ne funksionet e AP, Prefekti Qarkut Vlore

    Informacione / dokumente që kërkohen shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim

    Informacionet që kërkohen më shumë në Arkiv Protokollin e institucionit të Prefektit të Qarkut janë: 1.Kopje të shprehjeve të ligjshmërisë së vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave të Njësive të vetqeverisjes vendore, 2.Vendime të ish -Komisioni Vendor i Verifikimit të Titujve të Pronësisë.


  1. Njoftime për median
  2. Të gjitha njoftimet për mediat publikohen në faqen zyrtare të Prefektit të Qarkut me adrese http://prefektiqarkutvlore.gov.al/ si dhe faqjen në rrjetin social facebook me adresën www.facebook.com/prefektiiqarkutvlore2018/

  3. Njoftime për procedurat e rekrutimit

  4. Procedurat e njoftimit për rekrutim bëhen nga Sektori i Financës në bashkëpunim me Departamentin e Administatës Publike në adresën zyrtare http://dap.gov.al

  5. Regjistra – Nuk ka
  6. Raporte – Nuk ka
  7. Publikime – Nuk ka
  8. Statistika – Nuk ka
  9. Projekte – Nuk ka
  10. Bashkëpunime – Nuk ka

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që marrin më shpesh.

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" (në vijim LDI), Autoritetet Publike (në vijim AP) duhet të publikojnë programin e transparencës, të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim Komisioneri). Gjithashtu AP-të bazuar në pikën 2 të nenit 5 të LDI duhet të publikojnë informacionin sipas veprimtarisë së tyre funksionale në kuadër të ligjit organik, si dhe të rishikojnë dhe përditësojnë herë pas here programin e transparencës në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional apo kuadrit ligjor rregullator.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Kriteret që duhen marrë parasysh në publikimin e informacionit nga AP janë si më poshtë:

  1. nëse ka ndonjë kufizim ligjor (ligje të tjera që ndalojnë publikimin p.sh: të dhënat personale e drejta e autorit etj.)
  2. nëse ka ndonjë kërkesë ligjore për të mos u publikuar një informacion të caktuar (arsyet e mos publikimit p.sh: baza ligjore)
  3. formati i publikimit të informacionit lehtësisht të aksesueshëm (në formë linku ku përmes klikimit të ndërlidhen dokumentet)
  4. kohëzgjatja për të cilën informacioni është i vlefshëm.