Datë 13 Prill 2019 – Syri Kaltër, heqja e mbetjeve inerte dhe ndërtimet pa leje

Datë 13 Prill 2019 – Syri  Kaltër, heqja e mbetjeve inerte dhe ndërtimet pa leje

Prefekti i Qarkut Vlorë në bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional me Ministrinë e Turizmit dhe më ADZM kanë marrë masat për të zgjidhur një herë e përgjithmonë problemin e mbetjeve inerte dhe ndërtimet pa leje në zonën e Mbrojtur të Syrit të Kaltër, Sarandë!

Syri i Kaltër është një destinacion tejet i vizituar nga turistët e huaj dhe vizitorët vendas për bukuritë natyrore që ka, ndaj është domosdoshmëri që vepra e njeriut të mos e prishë ate cka natyra na ka falur.

Puna ka vijuar intensivisht edhe gjatë orëve të natës në fundjavë, duke sjelle rezultate të menjëhershme në pastrimin e territorit.