10 Prill 2019 – Mbledhje me përfaqësues të institucioneve për performacën në punë të 3 mujorit të parë të vitit 2019

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takim me përfaqësues të institucioneve me fokus diskutimi mbi performacën e punës dhe shërbimit për 3 mujorin e parë të 2019. Prefekti ka kërkuar nga të gjithë institucionet, respektim të orarit, shërbim dhe performacë të lartë në punë dhe kryesisht në sportelet e kujdesit ndaj klientit, respektim të ligjeve dhe rregullores në funksion të përmbushjes së objektivave të vendosura dhe të parashikuara nga qeveria shqiptare. Zbatimi i një plan veprimi do të sjellë bashkëpunim edhe më të ngushtë midis institucionit të Prefektit dhe institucioneve të tjera, duke garantuar të gjithë qytetarët se administrata shtetërore ështe tërësisht në shërbim të tyre.