Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar mbledhje me përfaqësues të të gjithë Inspektoriateve me qëllim prezantimin e performancës së punës për 3 mujorin e parë dhe evidentimin e problematikave të ndryshme dhe realizimin e nje plani për zgjidhjen e tyre.
Në pikat e diskutuara me Inspektoriatet përkatëse del si domosdoshmëri garantimi i konsumatorëve për cilësinë e produkteve, për respektim të ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet.
Inspektoriatet duhet të kenë bashkëpunim të ngushtë me biznesin duke bërë njoftime dhe lajmërime lidhur me ligjet, rregullat me kushtet që duhet të respektojnë, por pas dhënies së informacionit nuk duhet toleruar asnjë rast që rezulton me shkelje.
Inspektoriatet të cilat lidhen me territorin dhe mjedisin kanë një natyre tejet të vecantë dhe sensitive ndaj pune e tyre ka impakt direkt dhe të menjëhershëm tek i gjithë komuniteti, ndaj respektimi i ligjit ështe domosdoshmëri.