105-vjetorit i Luftës Kombëtare të Vlorës

Në datën 3 Shtator, me rastin e 105-vjetorit te Luftës Kombëtare të Vlorës Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vlorë, Kryetarin e Bashkisë Selenicë, Kryetaren e Bashkisë Tepelenë, deputetë të qarkut, Kryetarin e Këshillit të Qarkut, përfaqësues të Komitetit dhe Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim, Organizatës së Dëshmorêve të Atdheut, historianë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, zhvilluan një sërë aktivitetesh përkujtimore. Vendosja e kurorave në Memorialin e Luftës së Vlorës 1920, në Babicë, Vlorë, në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve të luftës. Homazhe dhe vendosje kurorash në Lapidarin e Luftës në Drashovicë, Bashkia Selenicë, ku u organizua edhe një aktivitet kulturor me këngë polifonike nga grupi i Bënçës, Tepelenë dhe grupet polifonike të zonës së Bashkisë Selenicë.
Homazhe dhe vendosje kurorash në Lapidarin e Luftës Kombëtare të Vlorës në Kotë, Bashkia Selenicë, ku Kryetari i Bashkisë Selenicë organizoi një konferencë me pjesëmarrjen e historianëve Paskal Milo, Albert Habazaj, Bardhosh Gaçe, Bernard Zoto. Historianët mbajtën kumtesa dhe sollën në vëmendjen e të pranishmëve copëza historie që mbeten trashëgimi për brezat e rinj, në respekt të dëshmorëve që sakrifikuan jetët e tyre për lirinë e atdheut.