Analiza e situatës aktuale dhe evidentimi i problematikave të hasura për sezonin turistik

Në ambientet e Prefekturës së Qarkut Vlorë u zhvillua një takim pune i thirrur nga Prefekti i Qarkut, me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse: Agjencia Kombëtare e Bregdetit (Dega Vlorë–Sarandë), Bashkitë Vlorë, Himarë, Sarandë, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, Policia e Shtetit, Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin, Kapiteneritë e Porteve Vlorë dhe Sarandë.
Qëllimi i takimit ishte analiza e situatës aktuale dhe evidentimi i problematikave të hasura për sezonin turistik deri më tani, me fokus të veçantë të : Problematikat e konstatuara nga mjetet lundruese në zonën e shpallur Monument Natyre “Shpella e Haxhi Aliut” në Karaburun;
Rritja e trafikut të mjeteve lundruese në zonat e mbrojtura dhe mungesa e respektimit të korridoreve ujore të përcaktuara;
Lëvizja e pakontrolluar e mjeteve detare në gjirin e Ksamilit dhe ndikimi i tyre në sigurinë e pushuesve dhe mjedisin detar;
Nevoja për koordinim më të mirë ndërinstitucional në monitorimin dhe kontrollin e territorit ujor gjatë sezonit turistik.
Koordinimi për organizimin e një takimi me tur- operatorët detarë për të tre bashkitë.
Prefekti kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat përgjegjëse për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë, mbrojtjen e mjedisit detar dhe sigurinë e pushuesve. Gjithashtu, u theksua domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo shkelje ligjore