3 Shtator 2019 – Ceremonia Përkujtimore e 99-vjetorit të Luftës së Vlorës!
Prefekti i Qarkut Vlorë ka organizuar Ceremoninë Përkujtimore të 99-vjerorit të Luftës së Vlorës, me pjesëmarrje të Kryetarit të Kuvendit Z.Gramoz Ruçi, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi Klosi, Prefektit të Qarkut Gjirokastër Z.Astrit Aliaj, deputetë, Kryetarë bashkish, përfaqësues të institucioneve dhe pasardhës të familjeve të dëshmorëve!
99 vjetori i Luftës së Vlorës shënon pragmbylljen e një shekulli ku përgjatë gjithë këtyre viteve janë përkujtuar trimat dhe heronjtë e Labërisë, të rënë për lirinë e Atdheut. Lufta e parë zyrtare e shtetit shqiptar të formuar pas Kongresit të Lushnjes, që solli kapitullimin e Italisë në 1920.
Përkujtimi i gjakut të derdhur për Atdheun është detyrim i cdo vlonjati dhe cdo shqiptari që sot gëzon lirinë e fituar mbi sakrifikimin e jetëve të tyre.
Në fjalën e tij, Prefekti i Qarkut Vlorë propozoi që në 100 vjetorin e Luftës së Vlorës, 3 Shtatori të shpallet festë Kombëtare, duke i dhënë vlerësimin dhe vendin e merituar në historinë e popullit shqiptar!
Lavdi dëshmorëve!