Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takim me Drejtorinë e Bordit të Kullimit, përfaqësues nga Bashkia Vlorë, Selenicë, Delvinë, Konispol dhe OSHË Vlorë me qëllim marrjen e masave për përballimin e situatave emergjente të cilat mund të krijohen nga rreshjet e sezonit. Evidentimi i zonave me risk të lartë, planifikimi I projekteve për vitin 2019 sipas kërkesave dhe prioriteteve të Bashkive në përputhje me planet e veprimit.Për menaxhim të mirë të situatave të emergjencës në raste përmbytje u diskutuan pikat si më poshtë vijon:
- Masat e marra nga Njësitë Administrative dhe Bordi i Kullimit, si dhe përgatitja e zonave me rrisk të lartë për përmbytje
- Gadishmëria e Hidrovorëve
- Garantimi i furnizimit me energji elektrike të Hidrovorëve
- Bashkërendimi i punës midis bashkive, Bordit të Kullimit dhe insitucioneve të tjera që përfshihen në parandalimin dhe menaxhimin e problematikave që mund të dalin .