Prefekti i Qarkut Vlorë vlesëson punën e bërë përgjatë vitit 2018 nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, në prezantimin e analizës vjetore.
Puna është përqëndruar në kontrollet për pagesat PAK, komisionimet dhe rikomisionimet e KMCAP, takimet informuese dhe sqaruese mbi procedurat e aplikimit dhe përfitimit të ndihmës ekonomike, task-forca për kontrollin e dokumentacionit të mbajtur në dosjet e personave me aftësi të kufizuar të cilët përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar pranë Njësive të Qeverisjes Vendore, verifikimet për gjendjen social-ekonomike të familjeve të personave të sistemuar ose jo nëpër qendra redizenciale me qëllim deinstitucionalizmin e tyre.
Punë e orientuar me seriozitet dhe angazhim maksimal ka sjellë rezultate pozitive dhe konkrete.