Datë 4 Shkurt 2019 – Pastrim i territorit të Portit të peshkimit, Vlorë

Prefekti i Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Rezervave, Policinë dhe Prokurorinë kanë inspektuar territorin në Portin e peshkimit, Vlorë.
Grumbullimi i mjeteve të ndryshme motorrike të sekuestruara, në hapësirat e portit të peshkimit ka sjellë probleme të shumta duke u bërë pengesë për ankorimin e mjeteve të peshkimit si dhe krijimin e një ndotje të lartë në mjedisin detar.
Referuar kësaj situate në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse do të bëhet ndërhyrja e menjëhershme për të hequr  të gjitha mjetet motorrike të sekuestruara dhe për të pastruar përfundimisht territorin e portit të peshkimit.