Prefekti i Qarkut Vlorë ka organizuar mbledhjen e Task Forcës së Turizmit, me pjesëmarrje të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, zv.ministres Ornela Çuçi, deputet, Kryetarë të Bashkive Qarku Vlorë, dhe drejtues të institucioneve.
Institucioni i Prefektit prezantoi arritjet e sezonit të shkuar turistik dhe evidentoi pikat më të rëndësishme në të cilat nevojitet më shumë punë për të siguruar një sezon turistik me standarde të larta, në fuksion të turizmit elitar gjithëvjetor.