16 prill 2019 – Prefekti i Qarkut Vlorë zhvillon mbledhje me përfaqësues të institucioneve të shëndetësisë

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar mbledhje me përfaqësues të të gjithë Inspektoriateve dhe institucioneve të shëndetësisë me qëllim prezantimin e performancës së punës për 3 mujorin e parë dhe evidentimin e problematikave të ndryshme dhe realizimin e nje plani për zgjidhjen e tyre.

Në pikat e diskutuara me Inspektoriatet përkatëse del si domosdoshmëri garantimi i konsumatorëve për cilësinë e ilaceve, për respektim të ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet.

Prefekti ka kërkuar nga të gjithë institucionet një plan masash për të përballuar fluksin e sezonit turistik 2019.

57024083_424239184815338_8954576099954655232_n
57277862_2150467605002985_9154309473836204032_n
57317258_465055507369185_4174991971611312128_n
57331315_413653582750712_8277716952349147136_n
57503541_313387332675901_4260453102018101248_n