Aktiviteti i Organizuar në Selenicë

Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në Selenicë, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Selenicë z.Nertil Bellaj ,në nder të aksionit historik që synonte mbrojtjen e minierave nga pushtuesit fashistë, duke e përjetësuar me një memorial.
Prefekti falënderoi ftesën për pjesëmarrje dhe vlerësoi këtë iniciativë të rëndësishme për ruajtjen e kujtesës historike. Ai theksoi rëndësinë e këtyre momenteve për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, si një dëshmi e sakrificës dhe guximit për liri.