Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Plator Nesturi, mirëpriti në ambientet e institucionit Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, dhe primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë , Fortlumturinë e tij z.Joan Pelushi.
Prefekti shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për vizitën e Kryepeshkopit dhe vlerësoi lart domethënien e këtij takimi.
Në këtë takim u diskutua mbi rëndësinë e bashkëjetesës fetare, një vlerë e rrënjosur thellë në traditën shqiptare, si dhe për kontributin që institucionet fetare dhe shtetërore mund të japin në ruajtjen dhe forcimin e paqes sociale.
Kryepeshkopi Pelushi, theksoi nevojën për vazhdimin e dialogut të hapur ndërmjet komuniteteve fetare dhe institucioneve shtetërore, për të rritur sigurinë dhe për të ndikuar në paqen shoqërore në vend.
Prefekti, vlerësoi kontributin e Kishës Ortodokse Autoqefale në jetën shpirtërore dhe shoqërore të vendit dhe shprehu kënaqësinë për këtë vizitë, që shërben si një shembull i frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.