Mbledhje e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qark
			 Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi zhvilloi mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qark me fokus përgatitjet për përballimin e situatave emergjente gjatë sezonit të verës, veçanërisht rrezikun nga zjarret.
Në takim morën pjesë përfaqësues të 7 bashkive të qarkut dhe institucione pjesë e KMCQ.
Mbledhja pati në fokus ndër të tjera nxitjen e gadishmërisë dhe përdorimin me efikasitet të kapaciteteve tekniko-operacionale,përpilimin e dokumentave strategjike dhe zhvillimin e fushatave sensibilizuese për qytetarët e turistët mbi rreziqet nga zjarret dhe mënyrat e parandalimit.
 
  
  
  
  
  
 

