Në ambientet e Prefekturës së Qarkut Vlorë u zhvillua mbledhja e radhës e Komisionit të Mbrojtjes Civile, nën drejtimin e Prefektes së Qarkut, znj. Evis Allushi. Në fjalën e saj, Prefektja vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kërkoi angazhim më të madh nga të gjitha strukturat përgjegjëse për parandalimin e zjarreve, përmbytjeve dhe situatave të tjera emergjente që mund të prekin territorin e qarkut. Gjatë mbledhjes u analizuan problematikat aktuale në çdo sektor dhe u përcaktuan detyra konkrete për institucionet në varësi, të cilat do të ndiqen në terren me qëllim përmirësimin e menaxhimit të emergjencave dhe rritjen e efektivitetit të ndërhyrjeve në kohë. Prefektja theksoi se parandalimi dhe reagimi i koordinuar janë çelësi për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pasurive publike e private, duke nënvizuar se komunikimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve mbetet prioritet i punës së Prefekturës.

