Vizita e Prefektes Evis Allushi në Selenicë: Fokusi te Zbatimi i Programit Qeveritar

 Prefektja e Qarkut Vlorë, Znj. Evis Allushi, zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë Selenicë, në kuadër të funksionit të saj për monitorimin e institucioneve lokale.
 Në takimin me kryetarin Nertil Bellaj, Prefektja theksoi rëndësinë e kontrollit dhe monitorimit të zbatimit të programit të Qeverisë në sektorët kyç. Ajo kërkoi më shumë angazhim dhe përgjegjësi për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Znj. Allushi vizitoi nga afër kushtet e Shërbimit Zjarrfikës, duke bashkëbiseduar me punonjësit për nevojat, vështirësitë dhe kërkesat e tyre.
Në fund, Prefektja inspektoi disa nga projektet investuese që po kryhen në këtë bashki, duke ndjekur nga afër progresin e punimeve.
Vizita synon të rrisë koordinimin dhe efikasitetin e punës së strukturave shtetërore në territorin e Bashkisë Selenicë.