Mbledhje e Emergjencave Civile në Qarkun Vlorë: Masat Parandaluese ndaj Përmbytjeve

 Prefektja e Qarkut Vlorë, Znj. Evis Allushi, thirri sot në mesditë, në cilësinë e kryetares, Komisionin e Emergjencave Civile, në përgjigje të paralajmërimeve për reshje shirash me intensitet të lartë dhe rrezikun e përmbytjeve.
Qëllimi kryesor i mbledhjes ishte planifikimi dhe koordinimi i veprimeve të të gjitha strukturave të përfshira në planin e emergjencave në rang qarku.
Anëtarët e komisionit diskutuan masat, problematikat dhe situatën aktuale, me theks të veçantë në:
 Zonën e Novoselës, e cila rrezikohet më shumë në rast të daljes nga shtrati të lumit Vjosa.
Përgatitjen e strukturave për t’u përballur me skenarët e emergjencave të shkaktuara nga kushtet atmosferike.
Prefektja Allushi kërkoi angazhim maksimal nga secili anëtar i komisionit.
Kërkoj angazhim të çdo anëtari të komisionit në kryerjen e detyrës që i ngarkon ligji,” theksoi Prefektja.
Gjithashtu, Znj. Allushi i bëri thirrje të fortë popullatës lokale që të bëhet pjesë aktive e procesit për menaxhimin e këtyre situatave. Ajo theksoi se emergjencat krijohen jo vetëm si shkak i kushteve atmosferike, por edhe nga faktorë të tjer,ndërtimet pa kriter.
Neglizhenca në kryerjen e detyrës nga ana e disa institucioneve të shtetit.
Mesazhi Përfundimtar: “Qyteti është i të gjithëve dhe na takon të kujdesemi e të kontribuojmë të gjithë për të.