113 vjetori i formimit të Qeverisë së parë në historinë e shtetit shqiptar dhe i emërimit të Prefektit të parë të Qarkut të Vlorës

113 vjetori i formimit të Qeverisë së parë në historinë e shtetit shqiptar dhe i emërimit të Prefektit të parë të qarkut të Vlorës, janë kujtuar sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut të Vlorës.
Në ceremoni kanë qenë të pranishëm ish prefektë, familjarë të ish prefektëve, drejtues institucionesh në qytet dhe të ftuar të tjerë.
Prefektja e Qarkut të Vlorës, Evis Allushi, Sekretari i Përgjithshëm i Qarkut, Dritan Halili, specialistja e prefekurës, Teuta, ish Prefektja Etjona Hoxha, ish sekretari i përgjithshëm, Kasëm Cenaj dhe familjarë të ish prefektëve, kanë kujtuar prefektët, historinë e prefekturës dhe rolin e këtij institucioni.
Me këtë rast, Institucioni i Prefektit të Qarkut ka botuar dhe një libër kushtuar 50 prefektëve të qarkut të Vlorës.
Ky ishte aktiviteti i parë i këtij lloji i organizuar nga ky institucion.

Screenshot