Prefektja e Qarkut Vlorë, znj. Evis Allushi, takim me përfaqësuesit e medias

Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi zhvilloi takimin e parë të zgjeruar me gazetarët e qytetit,i cili do organizohet në mënyrë periodike çdo muaj. Gjatë takimit u prezantua puna e Prefekturës për muajin Janar, u diskutuan problematikat e qytetit dhe institucioneve, si dhe u shkëmbyen mendime mbi prioritetet e zhvillimit të Vlorës, në funksion të rritjes së transparencës institucionale dhe komunikimit publik.