Analiza vjetore e punës 2025 dhe prioritetet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë për vitin 2026

Në prani të Zëvendësministrit të Brendshëm, z. Xhemal Qefalia, u zhvillua analiza vjetore e punës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë për vitin 2025.
Gjatë takimit u vlerësuan arritjet, sfidat dhe u përcaktuan prioritetet për vitin 2026, me fokus në menaxhimin e sezonit turistik, përballimin e emergjencave civile, forcimin e kontrollit të ligjshmërisë, rendin dhe sigurinë publike, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve.