Vijon monitorimi i Paketës së Sigurisë në Shkolla-Njësia Administrative Sevaster

Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi zhvilloi një takim në kuadër të monitorimit të Paketës së Sigurisë në shkollën “Qani Nuredini” në Sevaster.
Takimi pati në fokus mungesën e mbulimit të transportit rrugor, fenomenin e largimit të nxënësve dhe përmirësimin e kushteve të ngrohjes dhe sigurisë.