Aktivitet në Bashkinë Himarë me rastin e 7 Marsit

Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Himarë në nderim të mësuesve të shkollave të kësaj bashkie, me rastin e festës së 7 Marsit, ku një moment emocionues ishin videomesazhet e ish-nxënësve të suksesshëm që vlerësuan mësuesit e tyre.
Në fjalën e saj, Prefektja vlerësoi traditën e arsimit në Himarë dhe falënderoi mësuesit për përkushtimin dhe rolin e tyre në edukimin e brezave.