Vizitë e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM-16) në Prefekturën e Vlorës

Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi mirëpriti Pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM-16) në ambientet e institucionit me qëllim zhvillimin e një praktike mësimore njohëse.

Kjo praktikë mësimore pati në fokus prezantimin dhe organizimin e pushtetit lokal në Qarkun e Vlorës, zhvillimin e turizmit, organizimin e Mbrojtjes Civile, si dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore, përfshirë zjarret e vitit 2025 dhe përmbytjet e vitit 2026.