Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi vijon monitorimin në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla

Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla zhvilloi një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, së bashku me përfaqësues të institucioneve pjesë e kësaj Pakete.
Gjatë takimit me drejtuesit dhe qeverinë e nxënësve u diskutua mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe masat për forcimin e sigurisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe cilësor për nxënësit.