Vlora përgatitet për Sezonin 2026: Prefektja znj. Evis Allushi mbledh Komitetin e Zhvillimit të Turizmit

Në cilësinë e Kryetares së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit , Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi zhvilloi mbledhjen e radhës me pjesëmarrjen e Zëvendësministres së Turizmit, ku u diskutua mbi masat për përgatitjen e sezonit turistik 2026 dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse.

Gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, pranisë në terren dhe zbatimit në kohë të detyrave për garantimin e një sezoni turistik të suksesshëm dhe përmirësimin e imazhit të qyteteve të qarkut.