Inspektim në Portin e Vlorës për përgatitjet e sezonit veror
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, së bashku me drejtues të institucioneve që operojnë në Portin Detar të Vlorës, zhvilloi një inspektim mbi masat e marra për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve në prag të sezonit veror, me fokus garantimin e një procesi të shpejtë, të sigurt dhe të organizuar.
Paralelisht, u theksua se punimet për projektin Vlora Marina po vijojnë në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse duke mos penguar mbarëvajtjen e shërbimeve portuale dhe duke synuar mirëpritjen dinjitoze të çdo vizitori.

