Takim koordinues për forcimin e masave ndaj ndërtimeve pa leje në Qarkun Vlorë
Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi, zhvilloi një takim me strukturat e IKMT-së dhe IMT-ve të bashkive të qarkut, me fokus forcimin e kontrolleve në terren dhe koordinimin institucional për parandalimin e ndërtimeve pa leje në territorin e qarkut.
Gjatë takimit u kërkua reagim i menjëhershëm ndaj çdo rasti të ndërtimit të paligjshëm, trajtim serioz i denoncimeve qytetare dhe bashkëpunim i ngushtë me institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit, mjedisit dhe hapësirave publike.

