Takim koordinues me drejtuesit e institucioneve në Sarandë
Prefektja e Qarkut Vlorë, znj. Evis Allushi, zhvilloi një takim koordinues në Sarandë me drejtuesit e institucioneve shtetërore lokale, ku kërkoi rritjen e pranisë në terren, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe raportim të saktë e në kohë për çdo problematikë që prek qytetarët dhe vizitorët.
Gjatë takimit u theksua se angazhimi i çdo strukture do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim garantimin e përgjegjshmërisë institucionale dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për komunitetin dhe turistët gjatë sezonit veror.

