Takim koordinues për forcimin e bashkëpunimit civil-ushtarak në Qarkun Vlorë

Në ambientet e Prefekturës së Qarkut Vlorë u zhvillua një takim koordinues me përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe institucioneve përgjegjëse në nivel qarku, me fokus forcimin e bashkëpunimit civil-ushtarak dhe rritjen e koordinimit ndërinstitucional.

Gjatë takimit u diskutua mbi menaxhimin e situatave emergjente, shkëmbimin e informacionit, mbështetjen reciproke në shërbim të komunitetit, si dhe rëndësinë e nxitjes së rekrutimit të të rinjve dhe zhvillimit të forcave rezerviste, si elementë të rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve dhe garantimin e një përgjigjeje sa më efektive në shërbim të qytetarëve.