Takim koordinues për rritjen e sigurisë së ashensorëve në territorin e Qarkut Vlorë

Prefektja e Qarkut Vlorë, znj. Evis Allushi, zhvilloi një takim koordinues me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe nënkryetarët e bashkive Vlorë, Himarë dhe Sarandë, me fokus rritjen e sigurisë së ashensorëve në territorin e qarkut.

Gjatë takimit u diskutuan masat për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, kontrollin teknik dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e risqeve.