Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve të arsimit, punësimit, ekonomisë, financave dhe trashëgimisë kulturore
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve të arsimit, punësimit, ekonomisë, financave dhe trashëgimisë kulturore, ku kërkoi rritje të përgjegjshmërisë institucionale, respektim të afateve të raportimit dhe masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Prefektja theksoi rëndësinëe bashkëpunimit ndërinstitucional për zhvillimin ekonomik e social të qarkut, rritjen e punësimit, formalizimin e ekonomisë dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.

