Zhvillohet mbledhja e Komitetit Rajonal Antitrafik në Prefekturën e Qarkut Vlorë

Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, drejtoi mbledhjen e Komitetit Rajonal Antitrafik (KRAT), ku u diskutuan masat për parandalimin e trafikimit të personave gjatë sezonit turistik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë takimit u theksua rëndësia e mbrojtjes së grupeve në rrezik, veçanërisht fëmijëve, si dhe e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe organizatave partnere.