Analiza Vjetore e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Fier
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi mori pjesë në analizën e punës për vitin 2025 të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Fier.
Gjatë aktivitetit u evidentuan arritjet dhe sfidat e vitit 2025, u diskutuan objektivat për vitin 2026, u vlerësua puna e mësuesve në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies si dhe u shpërndanë certifikata për nxënësit fitues të medaljeve të arta në olimpiadat kombëtare.

