Arsimi dhe Formimi Profesional, prioritet për zhvillimin e tregut të punës në Vlorë

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, zhvilloi një takim me drejtues dhe përfaqësues të shkollave profesionale, Zyrës së Punës dhe Qendrës së Formimit Profesional Publik, ku u diskutuan arritjet, sfidat dhe perspektiva e arsimit dhe formimit profesional në qytet. Prefektura e Qarkut Vlorë do të koordinojë bashkëpunimin me institucionet dhe biznesin lokal për të nxitur të rinjtë drejt arsimit profesional dhe certifikimit të kualifikimeve, në funksion të fuqizimit të tregut të punës.