Bashkëbisedim me nxënësit në Himarë për sigurinë në shkolla dhe parandalimin e kultivimit të kanabisit

Në kuadër të sensibilizimit kundër kultivimit të kanabisit dhe Paketës së Sigurisë në Shkolla, Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi, mori pjesë në një bashkëbisedim me nxënësit e shkollave në Dhërmi dhe Himarë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të bashkisë, arsimit, policisë dhe drejtuesve të institucioneve arsimore.

Gjatë takimit u diskutuan problematikat dhe kuadri ligjor për rastet që cënojnë sigurinë në shkolla dhe përfshirjen në lëndë narkotike, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit në çdo fazë të jetës së të rinjve