Bashkëbisedim me operatorë turistikë të Sarandës

Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi së bashku me Kryetarin e Bashkisë Sarandë z.Oltjon Çaçi, nënprefektin e Sarandës z.Kristo Kiço dhe z.Ervin Sota, Kryetar i Shoqatës Turistike Rajonale Aulona”ARTA” në bashkëbisedim me operatorë turistikë të Sarandës dhe përfaqësues të bizneseve në fushën e turizmit, hotelerisë që operojnë në Ksamil, në një takim në Nj.A.Ksamil duke diskutuar mbi :
Ecurinë e sezonit veror;
Numrin e turistëve dhe nga vijnë (vendas apo të huaj);
Nivelin e çmimeve të shërbimeve;
Pastrimin dhe organizimin e tij;
Ndikimin e investimeve bërë nga Bashkia Sarandë.
U diskutua edhe mbi problematikat e hasura, për çfarë kanë nevojë dhe ku mund të kërkojnë ndihmën e Prefektit, për të koordinuar punën me institucionet në nivel qëndror apo edhe të pushteti vendor.
Një sezon i suksesshëm për të gjithë ka nevojë për bashkëpunim të të gjithë aktorëve që kanë në fokus turizmin dhe koordinim të mirë të punës nga të gjitha institucionet.