Ceremonia përkujtimore me rastin e 81 vjetorit të Çlirimit të Vlorës
Prefekti i Qarkut Vlorë, Znj. Evis Allushi, iu bashkua sot ceremonisë përkujtimore me rastin e 81 vjetorit të Çlirimit të Vlorës.
Në obeliskun që përkujton këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e Vlorës, Znj. Allushi, vendosi një kurorë me lule në nderim të aktit sublim të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë.





