Datë 01. 10. 2019 – Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi edhe më të forta pas binjakëzimit të institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë me institucionin e Prefektit të Qarkut Muğla, në Turqi.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë ka zhvilluar një vizitë 3-ditore në Prefekturën e Qarkut Muğla, në Turqi! Takimi me Prefekten e Qarkut Muğla Znj. Esengül Civelek dhe stafin e saj, u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshje binjakëzimi midis dy Prefekturave, për të patur bashkëpunim më të ngushtë në zgjerimin e lidhjeve tregtare, ekonomike, shkencore, kulturore dhe turistike.
Prefekti i Qarkut Vlorë është shoqëruar nga homologia e tij Znj. Civelek në një sërë takimesh të rëndësishme zyrtare. Në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Bashkisë së Muğla u vendos theksi për të bashkëpunuar në shkëmbimin e eksperiencave të frytshme midis dy prefekturave në të gjithë sektorët.
Axhenda vijoi me takime me Kryetarin e Bashkisë Akyaka, Nënprefektin dhe Kryetarin e Bashkisë së Bodrumit.
Kryetari i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë shprehu interes dhe dëshirë për të patur bashkëpunime të mëtejshme me Dhomat e Tregëtise dhe Industrisë në Shqipëri, si dhe realizimin e binjakëzimit të Dhomave të Tregëtisë midis dy Prefekturave.
Prefekti i Qarkut Vlorë vijoi me takimet në institucionin e Bursës Tregtare. Një institucion, i cili certifikonte prodhimet e zejtarisë, bujqësisë dhe blegtorisë dhe përcaktonte cmimin e daljes së tyre në treg.
Në takimet e zhvilluara me administratorët e resorteve më të mëdha në Prefekturën e Muğla, me kërkesën e dy prefektëve shprehën gadishmërinë dhe pëlqimin për t’u ofruar tur operatorëve të Qarkut Vlorë eksperiencën dhe idetë inovative që garantojnë suksesin e tyre në treg. Pronarët e resorteve ftojnë të gjithë tur operatorët e interesuar të Qarkut Vlorë në një takim pune në ambjentet e tyre për të shkëmbyer eksperiencat dhe modelet e suksesit. Krijimi i hapësirave ekologjike në qarkun e Vlorës si dhe bashkëpunimi për krijimin e turizmit spitalor ishte fokusi i diskutimit të tyre.
Takimi me zv/rektorin e Universitetit të Muğla, i cili ishte një ndër universitetet më të mëdhenj përfshinte të gjitha degët e studimeve përveç drejtësisë. Nisur nga prezantimi i Prefektit të Qarkut Vlorë Z. Mamaj, Zv/rektori Universitetit të Muğla shprehu dëshirën për të bërë binjakëzim me universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Më pas delegacioni i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Vlorë vizitoi sitet arkeologjike dhe turistike të Prefekturës së Mullës, të cilat lanë mbresa të këndshme.
Në vijim Qarku u Vlorës do të vizitohet nga Prefektja e Qarkut Muğla, shoqëruar nga Kryetarët e Bashkive qe ka nën juridiksion si dhe investitorë potencial për të bashkëpunuar me bizneset në Qarkun e Vlorës!