Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar mbledhje të Task Forcës Antikanabis, me qëllim organizimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike!
Eshtë bërë një punë e mirë lidhur me luftën kundër trafikimit të kanabisit, por na lind si domosdoshmëri parandalimi i kultivimit të lëndëve narkotike.
Kanabisi do të luftohet nëpërmjet një fushate të strukturuar duke goditur problemin në kapjen e farës! Nëse do të kapet bimë kanabis do të konsiderohet përgjegjësi dhe jo meritë!
Shqipëria si vend që synon të aderojë në BE, duhet të tregojë tolerancë zero në aksionin antikanabis.
Ndërkohë të gjithë qytetarët mund të shkarkojnë aplikacionin komisariati dixhital dhe të denoncojnë çdo rast kriminal, duke ruajtur 100% anonimatin, duke u bërë bashkëpunëtorët tanë në këtë aksion.