Datë 15 Tetor 2019 – Ceremonia e përkujtimit të 75 vjetorit të Clirimit të Vlorës.

Eshtë zhvilluar ceremonia e përkujtimore e organizuar në kuadër të 75 vjetorit të Clirimit të Vlorës nga pushtuesit nazifashistë. Me këtë rast në nderimet në Varrezat e Dëshmorëve ishin të pranishëm zv.Kryeministri Z. Erjon Brace, Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj, Kryetari i Qarkut Vlorë Z. Ervis Mocka, Kryetar i Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli, deputetë, përfaqësues të institucioneve, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë. Në fjalën e tij zv.Kryeministri u shpreh se Lufta e Vlorës ka rëndësi të vecantë për të gjithë Shqipërine, ndaj nderojmë me përulje të parët që sakrifikuan jetën për atdheun. Vlora ka shkruar historinë, ështe djep  i formimit të shtetit modern dhe demokracisë. Cdo pëllëmbe toke në lumë, në bregdet, në fusha dhe male ështe e larë me gjak për të fituar lirinë. Sot jemi krenar që zhvillimi i Vlorës dhe Shqiperisë do të jetë edhe më i madh pas dritës jeshile për të qenë pjesë e familjes evropiane. 75 – vjetori i Clirimit, e gjen Vlorën me investime dhe projekte ambicioze, me turistë, e me shpresë për vite më të begatë në të ardhmen e afërt. Vlora kurrë nuk harron sakrificat e të parëve, heroizmin e partizanëve, dashurinë e tyre për atdheun, ndaj sot e për cdo vit do të nderohet me përulje gjaku i derdhur i heronjve tanë. Përkujtimi veprës së tyre bëhet me solemnitet dhe dinjitet, duke u mësuar brezave që do të vijnë se duhet të jemi përulësisht mirënjohës për cdo ditë të kaluar në paqe. Gëzuar Festën e Clirimit të Vlorës! Nderim dhe respekt për cdo të rënë në Luftën Nacional Clirimtare!