Datë 19 Korrik – Mblidhet Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit.
Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit me pjesëmarrje të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, Zëvendësministres së Ekonomisë dhe Financave Belinda Ikonomi, përfaqësues të Bashkive dhe drejtues të institucioneve.
Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, evidentoi problematikat e hasura në detyrimin që kanë bizneset dhe stacionet e plazheve për të përmbushur të gjithë kriteret dhe kushtet eparashikuara në VKM 171, me qëllim marrjen e masave për zgjidhjen emergjente të tyre për të garantuar sezon turistik të mbarë, të sigurtë, të qetë dhe me standarde të larta.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi theksoi rëndësinë që ka zhvillimi i turizmit në ekonomi, si një vend me potenciale të jashtëzakonshme për të zhvilluar të gjithë llojet e turizmit gjatë gjithë vitit.
Ruajtja e natyrës, mjedisi i pastër dhe administrimi i zonave të mbrojtura luajnë rol të rëndësishëm në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga vizitorët dhe turistët.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu u përqëndrua në investimet e shtrira në të gjithë territorin e vendit në sektorin e shëndetësisë, kryesisht në shtimin e numrit të qendrave ambulatore për të mbuluar të gjitha zonat dhe qytetet me fluks turistësh, me qëllim ofrimin e ndihmës së parë për cdo situatë emergjente.
Zv/Ministrja e Ekonomisë dhe Finanacave shprehu rëndësinë që ka turizmi në ekonominë e vendit tonë, duke theksuar se do të vijojë aksioni për të luftuar dhe për të shmangur rritjen abuzive të cmimeve gjatë sezonit turistik ose mosprerjen e kuponit tatimor.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në funksion edhe të të deleguarit dhe përgjegjësit të mbarëvajtjes së sezonit turistik për Qarkun e Vlorës, shprehu rëndësinë që ka garancia e ofruar për sezon të qetë dhe të sigurtë.
Cdo stacion plazhi ka afat deri në datë 24 Korrik të marr masa për të përmbushur kritet e parashikuara në VKM 171, për cdo stacion plazhi, me qëllim ruajtjen e jetës së cdo pushuesi.
Qarkullimi rrugor do të ketë përparësi duke evituar trafikun e rënduar, në sajë të ndëshkimit të cdo shkelësi të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sdo të ketë tolerim për asnjë biznes që nuk i përbahet rregullave të caktuara në zonë, ditë dhe orare për gjenerimin e zhurmave.
Aksioni për të siguruar një sezon të qëndrueshëm bëhet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë të të gjithë institucioneve dhe për cdo neglizhencë në punë do të meren masa.