Flamur Mamaj, një vit në postin e Prefektit të Qarkut Vlorë.
Flamur Mamaj, një vit në postin e Prefektit të Qarkut Vlorë.
Në koherencë me vizionin e qeverisë për të patur një qasje tjetër në mënyrën e konceptimit të planit të punës, ka bërë që aktiviteti i Prefektit Mamaj në 365 ditë pune, të jetë e përkthyer në rezultate konkrete, me një total prej 520 takime dhe aktivitete duke ndryshuar tërësisht qasjen që Prefekti ka me qytetarët, institucionet, punonjësit dhe bashkëpuntorët.
Prefekti i Qarkut ka funksionuar si monitorues dhe matës i performancës së të gjitha institucioneve në përgjithësi, duke evidentuar problemet që kërkojnë zgjidhje dhe shërbime që duhen përmirësuar.
Prioritetet e Prefektit në këtë një vit pune kanë qenë të orientuara në vendosjen e parametrave optimal të rendit dhe sigurisë publike, për të cuar më tej histori treguesish pozitiv, duke patur bashkëpunim të ngushtë me zyrën e Kryeministrit dhe padyshim me Ministrin e Brendshëm. Nga ana tjetër koordinimi, monitorimi, vlerësimi i performancës dhe gadishmërisë së strukturave të pushtetit vendor dhe qëndror për përballimin e emergjencave civile ka qenë në fokusin e Prefektit, duke parandaluar dhe minimizuar dëmet nga zjarret gjatë sezonit të nxehtë të verës.
Vëzhgimi dhe kontrollet nëpër të gjitha drejtoritë ka ndikuar pozitivisht në rritjen ë përformancës së punonjësve, për më shumë përgjegjshmëri ndaj vendit të punës dhe qytetarëve.
Si pasojë e një riformimi dhe rikonceptimi të detyrave dhe punës së Prefektit, prioritetet e Flamur Mamaj, kanë qenë të orientuara drejt menaxhimit të punës, në kryesimin e Task Forcave.
Prefekti, në krye të Task Forcës Antikanabis, së bashku më të gjitha strukturat pjesëmarrëse në këtë task Forcë kanë bërë të mundur eleminimin e kultivimit të Kanabisit në rang Qarku.
Si Kryetar i Komitetit të Turizmit dhe Planifikimit të Emergjencave Civile, është realizuar performancë e lartë pune para dhe gjatë gjithë sezonit turistik, e orientuar në pastërti, siguri dhe rend publik, menaxhimin e zjarreve.
Keqmenaxhimi i ujit të pijshëm dhe abuzimet, kryesisht nga bizneset, ka krijuar domosdoshmëri krijimin e Task Forcës së Ujit të pijshëm, duke realizuar plan masash me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga abonentët, pajisja me sahatet e ujit dhe shmangia e abuzimeve.
Task Forca për ndërhyrje ndaj shfrytëzimit të brigjeve dhe shtretërve të lumenjve, si një sektor delikat dhe me vëmendje të vecantë edhe nga Kryeministri, ka qenë në fokus të punës së Prefektit duke realizuar inspektime dhe kontrolle për abuzime gjatë gjithë vitit.
Në rolin e një kulle vrojtimi Prefektët në rang vendi, janë kontrolluesit e të gjithë territorit të Qarkut që përfaqësojnë, në kuptimin e marrjes dijeni në kohë reale për të gjitha problematikat dhe delegimin e tyre në institucionet e tjera me qëllim trajtimin dhe zgjidhjen e tyre.