INSTITUCIONI I PREFEKTIT TË QARKUT VLORË KA PREZANTUAR ANALIZËN VJETORE SË PUNËS PËR VITIN 2019.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë ka prezantuar analizën Vjetore së Punës për vitin 2019, me pjesëmarrje të veçantë të Ministrit të Brendshëm Z. Sandër Lleshaj, Drejtoreshës së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme Znj. Alma Mele, drejtuesve të njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe institucioneve shtetërore në nivel vendor.
Gjatë analizës u shqyrtua veprimtaria e institucioneve qëndrore në nivel vendor duke evidentuar mangësitë, arritjet dhe sukseset në përmbushjen e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave në nivel qarku.
Prefekti i qarkut kërkoi fokusimin e punës së institucioneve në:
-Marrjen e masave për përballimin e situatave emergjente
-Koordinimin e punës midis institucioneve për parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe minimizimin e këtij fenomeni
-Menaxhimin dhe koordinimin e punës midis institucioneve në eleminimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit
-Përmirësimin të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve
Ministri i Brendshën në fjalën e tij u përqëndrua në rëndësinë që ka për vendin rindërtimi i vendit pas tërmetit, goditja e krimit të organizuar, siguria rrugore, lirimi i hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare.
Ministri u shpreh se nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë midis strukturave të Policisë së Shtetit me administratorët lokalë, kryepleqtë dhe pushtetin vendor do të luftohet kundër kultivimit të kanabisit, me afat deri ne muajin mars 2020.
Çështje tjetër e rëndësishme mbetet koordinimi i punës për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe banesave deri në administrimin me efiçencë të territorit. Ky proces do të menaxhohet nga Prefekti i Qarkut Vlorë!