KBU Vjosë, Vlorē, zhvilloi mbledhjen e radhës

Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi, njēkohësisht Kryetar i KBU Vjosë, Vlorē, zhvilloi mbledhjen e radhës, e cila u organizua një pjesë online dhe pjesa tjetër me prezencë në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut.
Ndër temat kryesore që u fokusua takimi ishin:
Pajisja me leje të Shoqërive të Ujësjellës Kanalizime dhe subjekteve që shfrytëzojnë burimet ujore pa leje nga Zyra e Administrimit të Basenit Ujor Vjosë.
Shlyerja e detyrimeve që kanë Shoqëritë e Ujësjellësave ndaj ZABU Vjosë dhe e subjekteve private që shfrytëzojnë burimet ujore.
Pajisja me leje e Bordi të Kullimit për shfrytëzimin e burimeve ujore për kanalet vaditëse në bujqësi.
Në focus të mbledhjes ishte bashkëpunimi institucional, mbrojtja e burimeve ujore dhe përmirësimi i mjedisit ujor ku zhvillimi dhe shfrytëzimin sa më racional të tyre, pajisja me leje për shfrytëzim të burimeve ujore, rrjedhimisht ulja e informalitetit e cila siguron ruajtjen e kësaj pasurie.