Komitetit Rajonal të Antitrafikimit të Qenieve Njerëzore, zhvilloi mbledhjen e radhës.
			Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Rajonal të Antitrafikimit të Qenieve Njerëzore, zhvilloi mbledhjen e radhës.
 Në takim morën pjesë përfaqësues të KRAT Vlorë dhe Tryezës Teknike Antitrafikim.
Takimi pati në fokus:
 Parandalimin e rasteve të viktimave të mundshme të trafikimit.
 Problematikat në rritje me shtetas të huaj rezident, të punësuar në bizneset lokale.
 Hartimi i një strategjie të re ndërinstitucionale për menaxhimin e fëmijëve në situatë rruge, të cilët këtë vit janë shtuar ndjeshëm.
 Nevoja për identifikimin e mjeteve që vijnë nga Qarku i Fierit dhe sjellin fëmijë për të ushtruar lypje në qytetin e Vlorës.
 Kontrolli i ambienteve të punës ku punojnë shtetas të huaj, për të identifikuar raste të mundshme të shfrytëzimit apo trafikimit.
 Informimi i operatorëve turistikë në lidhje me dokumentacionin që duhet plotësuar, përgjegjësitë dhe detyrimet në lidhje me punësimin e shtetasve të huaj
 Prefekti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe shkëmbimin e informacionit për të parandaluar dhe luftuar çdo formë të trafikimit të qenieve njerëzore dhe zgjidhjen së bashku të të gjitha problematikave që dalin.
 
  
  
  
  
 

