Konstituohet Këshilli i Basenit Lumor Vjosë

Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë u zhvillua mbledhja për konstituimin e Këshillit të Basenit Lumor Vjosë, për t’i hapur rrugë funksionimit të këtij organi me kompetencat që i cakton ligji.
Mbrojtja e brigjeve lumore, përdorimi i burimeve ujore dhe përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, do të jenë objekt i monitorimit në terren të një task – force të ngritur nga prefektura.