Kultura dhe trashëgimia, shtylla të identitetit dhe zhvillimit të Qarkut Vlorë
Prefektja e Qarkut Vlorë, znj.Evis Allushi zhvilloi një takim pune me drejtuesit e institucioneve të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, me fokus evidentimin e problematikave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Diskutimet u përqendruan te promovimi i vlerave kulturore, rritja e vizitueshmërisë, organizimi i aktiviteteve përgjatë vitit dhe shfrytëzimi i trashëgimisë kulturore si një aset i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

