Mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Qarkun Vlorë

Prefektja e Qarkut Vlorë, znj. Evis Allushi, në cilësinë e Kryetares së Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, drejtoi mbledhjen e radhës, ku u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional për mbrojtjen dhe administrimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë mbetet i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe adresimin e sfidave që lidhen me zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit në qark.